Një 19-vjeçar në Korçë është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.
I riu, banues në fshatin Zvirinë të Maliqit u arrestua pasi u kap nga policia në aksin Pogradec-Podgorie, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Podgories” me emigrantët në automjet.
Pesë emigrantëve, 19-vjeçari u kishte kërkuar nga 400 euro secilit me premtimin se do t’i kalonte drejt vendeve të BE-së. /abcnews.al/