Detaje të reja kanë dalë për ekzekutimin mafioz të kryer mbrëmjen e djeshme në mes të Athinës në Greqi. Viktimë e këtij atentati mbeti një 34-vjeçar me origjinë shqiptare Aris Papas.
Ndërkohë së fundmi dëshmitarët okular kanë zbuluar të dhëna për autorin e kësaj vrasje i cili më pas mundi të largohej nga vendi ngjarjes me ndihmën e një taksie.
“I shkurtër, i hollë, me një xhuboks të bardhë dhe një bluzë të kuqe”, thotë një dëshmitar i cituat nga mediat greke.
34-vjeçari shqiptar “Aris”, i cili kishte qenë shënjestër e sulmeve vrasëse në të kaluarën, u vra me të paktën 8 plumba pistolete teksa pinte kafen në një lagje në Sepolia të Athinës.
Sipas dëshmitarit okular, autori e qëlloi viktimën pa hyrë në kafe, ndërsa më pas ai u largua në këmbë përmes rrugës dhe më pas mori një taksi. Siç përshkruan ai, në kohën kur personi i armatosur hapi zjarr, shumë qytetarë rrezikuan jetën për shkak se ishin pranë objektivit.
“Autori ishte i shkurtër dhe i hollë me një xhuboks të bardhë. Ai nuk hyri brenda, ai ishte jashtë derës dhe qëlloi. Pranë tij ishte një çift që pinte kafe dhe pranë atij që u vra ishte shefi i dyqanit dhe pesë persona të tjerë. Ai qëlloi, u kthye dhe iku me vrap. Në dy deri në tre minuta policët e parë erdhën sepse ishin në kishën afër. Ata patrulluan rrugëve por nuk gjetën asgjë. Viktima ishte rrëzuar dhe shpina ishte plot me gjak. Unë nuk e pashë autorin e krimit sepse isha larg, por pashë skenën.”
“Vetëm pronari i kafenesë pas disa sekondash doli dhe thirri Policinë”, përshkruan dëshmitari okular. /abcnews.al/