Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Hakimi drejt largimit nga Milano, Marotta pikas një katalanas për ta pasuar

schedule18:58 - 30 Maj, 2021

schedule 18:58 - 30 Maj, 2021

Interi është në vështirësi financiare dhe kërkon të bëjë një shitje të madhe për të rregulluar bilancet e klubit. Achraf Hakimi është një nga lojtarët më të kërkuar dhe PSG është klubi më i interesuar për marokenin.

Parizienët kanë ofruar 60 milionë euro, por Inter nuk pranon m pak se 70 milionë. Nga ana tjetër zikaltërit kanë nuhatur largimin e Hakimit dhe kanë gjetur zëvendësuesin për 22-vjeçarin. Emerson Royal mësohet të jetë i zgjedhuri nga Marotta.

Mbrojtësai është pjesë e Real Betis, por në pronësi të Barcelonës, që kërkon ta shesë. Kartoni i tij shkon deri në 35 milionë euro dhe Interi mund ta përballojë në rast se shet Hakimin. Cilësitë e brazilianit janë treguar tashmë dhe Interi nuk ka dyshime. /abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!