Të shtëna në një “club” në Florida, 2 viktima e të paktën 20 të plagosur

schedule13:08 - 30 Maj, 2021

schedule 13:08 - 30 Maj, 2021

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjera kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave jashtë një “clubi” në Florida. Ngjarja ka ndodhur orët e para të së dielës në Hialeah, Florida, sipas drejtorit të policisë Alfredo Ramirez III.

Sipas tij, një automjet tip “Nissan Pathfinder” ndaloi në vendin e ngjarjes mes orës 12.00 dhe 01.00 të mëngjesit. Nga automjeti dolën tre persona të armatosur dhe nisën të qëllonin në drejtim të turmës që ishin mbledhur për një koncert.

Dy persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe 20-25 viktima janë dërguar në spitale të ndryshme afër, sipas raportimit të CNN.

“Këta janë vrasës me gjak të ftohtë që qëlluan pa dallim në një turmë dhe ne do të kërkojmë drejtësi,” shkroi Ramirez në Twitter.

“Ngushëllimet e mia më të thella familjes së viktimave.”

Departamenti i Policisë Miami-Dade po kërkon nga cilido që ka informacion të kontaktojë autoritetet. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!