Keqmenaxhimi i pandemisë, protesta në Brazil kundër Bolsonaro

schedule08:28 - 30 Maj, 2021

schedule 08:28 - 30 Maj, 2021

Mijëra njerëz kanë protestuar në disa qytete braziliane kundër presidentit Jair Bolsonaro dhe keqmenaxhimit të pandemisë. Brazili është vendi i dytë më i prekur në botë me më shumë se 461,000 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Ai regjistroi muajin e tij më vdekjeprurës në prill duke shënuar rreth 100,000 viktima. Rreth 10,000 marshuan në Rio de Janeiro, duke iu përgjigjur një thirrjeje nga organizatat e krahut të majtë dhe lëvizjeve studentore.

“Askush nuk dëshiron të protestojë në mes të një pandemie. Bolsonaro nuk lë asnjë alternativë tjetër. Ne po protestojmë për të mbrojtur jetën tonë. Ne nuk do të presim për (zgjedhjet presidenciale të) 2022. Ky është vetëm fillimi , “tha Guilherme Boulos, një protestues.

Një tjetër protestues tha: “Unë nuk e di nëse Brazili do të jetë në gjendje ta bëjë këtë ndryshim, por ne kemi një detyrim për ta hequr atë nga pushteti sepse ai po vret njerëz”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!