Skënderbeu luan të hënën finalen e Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë, ndërkohë që kërkesa e FSHF që kjo ndeshje të luhej me tifozë nuk është pranuar. Komiteti Teknik Shkencor ka vendosur që stadiumet në vendin tonë të hapen prej 1 korrikut.
Ujqërit e Dëborës, grupimi që mbështet skuadrën korçarë, nuk ka duruar dot dhe e çuan të padrejtë vendimin e marrë, madje arrijnë deri aty sa pyesin nëse ata janë COVID-i apo nëse kanë diçka me qytetin e Korçë.
“Ne jemi COVIDI? Tifozët dolën që janë Covid-i. Të paktën kështu e kuptuam kur u vendos që të hapet gjithçka dhe ne Ujqërit e Dëborës nuk mund të jemi në stadium për finalen e shumëpritur ndaj Vllaznisë.
Ndërkohë që të gjithë finalet në Europë, edhe Champions League sot, do luhet me tifozë, vetëm në Shqipëri tifozët qenkan Covid-i deri më 30 Qershor, ndërkohë që në 1 korrik kur nuk ka kampionate lejohen.
Pse talleni me tifozët dhe një qytet të tërë? Pse lejohen 1 mijë tifozë në ndeshjet e Partizanit? E pamë ndaj Tiranës dhe ndaj Vllaznisë? Pse ne të tjerët nuk na lejohet të jemi në stadium? Ka Komiteti Teknik diҫka me Korҫën?
I bëjmë thirrje Qeverisë dhe Komitetit Teknik të na lejojë të shkojmë në stadium ditën e hënë. Nuk jemi ne Covid-i, nuk jemi kriminelë, nuk duam ta shikojmë ndeshjen në lokale me qindra persona por në stadium, ATY KU E KEMI VENDIN! UED 08″, shkruajnë Ujqërit e Dëborës. / abcnews.al