VIDEO/ Gjithçka e shkrumbuar, brenda fabrikës që mori flakë në Maminas

schedule10:57 - 29 Maj, 2021

schedule 10:57 - 29 Maj, 2021

Një fabrikë tullash u përfshi nga zjarri ditën e djeshme në Maminas të Shijakut. Si pasojë e flakëve mbeti i lënduar punonjësi Besnik Bojaku, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në QSUT në Tiranë.

Zjarri mori përmasa të mëdha, ndërsa nga pamjet e siguruara për abcnews.al nga gazetarja Xhensila Kodra brenda fabrikës duket se gjithçka është e shkrumbuar, ndërsa zjarrfikësit janë munduar të vënë nëm kontroll flakët.

Fabrika me një investim afro 2 milion euro do të niste dje aktivitetin. Duket se flakët e janë stimuluar edhe nga përbërja e çatisë dhe mureve ndarëse të fabrikës, të cilat kanë qenë materiale që stimulojnë përhapjen e zjarrit.

Sakaq, policia ka bërë me dije se kanë arrestuar përgjegjësin teknik Bexhet Ziaj, i akuzuar për mos respektimit të rregullave të mbrojtjes. g.v/abcnews.al