Një i ri u vra me kallashnikov mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Mark Kodra 47 vjeç ekzekutoi Emiljan Ndoun 25 vjeç, në afërsi të një kalçetoje në fshatin Bardhaj.
Pak minuta pas ngjarjes policia arrestoi në banesën e tij autorin e krimit të rëndë, Mark Kodra, ndërsa 47-vjeçari nuk ka bërë rezistencë.
Siç raporton gazetari Simon Shkreli shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet e njëpasnjëshme mes autorit dhe viktimës, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin. Mësohet se konfliktet kanë qenë të natyrave të ndryshme me fqinjëve, ndërkohë nuk është ende e qartë nëse ka pasur mes tyre përplasje gjatë ditës së djeshme.
Lexo edhe: Po kthehej nga motra, fqinji ekzekuton të riun me kallash, motra lot dhe britma: O Zot…(VIDEO)
Para grupit hetimor, pasi u arrestua autori ka pranuar krimin dhe është shprehur se nuk mund ta duronte më. “Nuk e duroja dot më ma ka sjellë te hunda, prandaj e vrava,” ka thënë Kodra.
47-vjeçari e qëlloi të riu në mesnatë teksa ky i fundit po largohej nga banesa e motrës së tij. g.v/abcnews.al