60 milion € operacion: Jo vetëm Conte, Interi sakrifikon edhe një yll

schedule20:58 - 28 Maj, 2021

schedule 20:58 - 28 Maj, 2021

Tifozët e Interit mund të marrin një tjetër lajm negativ pas largimit të Antonio Contes. Kampionët e Italisë po kalojnë probleme ekonomike, trajneri u largua, teksa me valixhe gati është edhe Achraf Hakimi.

Anësori i djathtë maroken, i cili është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës zikaltër (7 gola dhe 11 asiste këtë sezon), është fare pranë transferimit te PSG. GDS raporton se negociatat mes palëve janë intensifikuar në orët e fundit.

Operacioni i kalimit të 22-vjeçarit te PSG, pritet të mbyllet për shifrën e 60 milion eurove. Mesa duket, Hakimi është i sakrifikuari i madh i Interit për të mbushur arkat dhe sistemuar bilancin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!