Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xhelal Mziu lajmëron demokratët nga Facebook-u: Nesër vjen Basha në Dibër

schedule18:46 - 28 Maj, 2021

schedule 18:46 - 28 Maj, 2021

Në kuadër të fushatës për postin e kryetarit të PD-së për 4 vitet e ardhshme, Lulzim Basha nesër do të jetë në Dibër.

Drejtuesi politik i këtij qarku për PD në zgjedhjet e 25 Prillit, Xhelal Mziu përmes një postimi në Facebook fton demokratët që të mos mungojnë nesër paradite.

Të dashur bashkëqytetarët e mi Dibranë! Nesër ditën e shtunë datë 29.05.2021 ora 10.30 tek pallati i kulturës Peshkopi zhvillohet një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë zotin Lulzim Basha.

Janë të ftuar për të marrë pjesë struktura politike, anëtarë e simpatizant të PD të degës Dibër, intelektual, biznesmenë, të rinj e të reja dhe çdo qytetare e qytetarë Dibranë. Ju mirëpresim” shkruan Mziu.

Në garë për zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e PD-së janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!