Tre vitet e fundit rezultojnë më të ngrohtë se temperatura normale. Sipas sinoptikanëve ky fakt, por dhe sasirat e rreshjeve, janë disa nga treguesit që edhe Shqipëria është e kërcënuar nga ngrohja globale.
Është vjeshtë…
Ngjyrat karakteristike të kësaj stine rrezikojmë t’i humbasim nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë me këtë ritëm.
Përllogaritjet e specialistëve të kësaj fushë prej kohësh kanë dhënë alarmin.
Tre vitet e fundit tregojnë se në shqipëri temperaturat janë shënuar më të larta atëherë kur duhet të ishin të ulëta dhe reshjet kanë tejkaluar normën vjetore në periudha që nuk duhet të kishte sasira të tilla.
Një situatë e tillë e kapërcimit të stinëve nuk duhet anashkaluar sipas sinoptikanëve. Faktet tregojnë se edhe shqipëria është e kërcënuar nga ndryshimet klimatike
Nëse trendi i ngrohjes globale nuk ndalet: temperaturat e larta, rritja e nivelit të detit, dhe moti ekstrem mund të çojnë drejt mungesave në ushqim, ujë dhe karburant. Po kështu do të ketë shkatërrime banesash, lagjesh, qytetesh, të cilat sjellin migracionin masiv, vuajtje dhe vdekje raportojnë instutucionet shtetërore. Prandaj sinoptikanët kthejnë kokën pas për të bërë një bilanc me qëllim që nesër të mos jetë vonë.
A mund të shmanget ngrohja globale? Sipas thë guardian deri më sot beteja për të shmangur ndryshimet klimatike katastrofike – përmbytjet, thatësirat, uria, migrimet masive – dukeshin të humbura. E keqja e madhe mund të shmanget nëse fokusi shkon drejt burimeve të ripërtëritshme, mishit të rritur në laboratorë, dhe transporti elektrik përdoret gjerësisht.
Në këtë mënyrë njerëzimi nuk do të humbasë jetën që të ofron çdo stinë./abc news