Një banesë tre-katëshe në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se për shkak të zjarrit, është përhapur tym në qytet, ndërkohë që zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për neutralizuar flakët.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, si dhe as nëse ka persona të lënduar nga ngjarja.
Njoftimi i policise:
Sot rreth orës 12:50, në lagjen “Apollonia”, në katin e tretë të banesës së shtetasit A. Q., në të cilën nuk banonte njeri, ka rënë zjarr.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë në një prizë elektrike dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Abcnews.al