Sipas shefit të policisë të Atikës juglindore, George Kalliakmanis, grupi hetimor është afër zbardhjes së vrasjes brutale të 20-vjeçares Caroline në Glyka Nere, Greqi.
Duke folur për mediat greke, George Kalliakmanis tha se të gjitha provat e deritanishme tregojnë se personat që hynë në shtëpinë e çiftit janë kriminelë të zakonshëm dhe e kanë bërë edhe më herët këtë veprim. Ai gjithashtu vuri në dukje se disa prej tyre ndoshta janë arrestuar nga policia në të kaluarën.
George Kalliakmanis theksoi se beson se autorët e krimit së shpejti do të sillen para drejtësisë dhe nga mënyra se si veprojnë tregojnë se kanë bërë disa gabime.
Në të njëjtën kohë, ai foli për situatën në të cilën piloti u gjet nga oficerët e parë të policisë që hynë në shtëpi, duke thënë se ishte në një gjendje shoku dhe nuk kishte kuptuar deri në atë moment që gruaja e tij kishte vdekur.
Lexo edhe: Vrasja makabre e 20 vjeçares britanike në Greqi, dyshohet se burri i saj ka “lidhje” me grabitësit
George Kalliakmanis gjithashtu shtoi se fqinjët nga shtëpia tjetër nuk dëgjuan asgjë. “Zonja nuk dëgjoi asgjë përveç qenit që gjëmonte rreth orës 4:20,” tha ai.
Kjo ngre shumë pikëpyetje se si kanë vepruar autorët e krimit. Lidhur me armët e përdorura nga kriminelët, Kalliakmanis deklaroi se ata përdorën një revole argjendi dhe një armë e tillë nuk preferohet nga ata që kryejnë grabitje sepse nuk ka fuqi zjarri. g.v/abcnew.al