Usher ka zbuluar se do të bëhet baba për herë të katërt. Këngëtari me famë botërore dhe e dashura e tij, Jenn Goicoechea janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Çifti e ndau lajmin në “iHeartRadio Music Awards 2021” të enjten, ku Jenn tregoi barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq.
Lajmi i ëmbël vjen vetëm tetë muaj pasi çifti mirëpriti vajzën Sovran Bo, e cila lindi në shtator. Këngëtari i “Yeah” është gjithashtu baba i dy djemve 13 dhe 12 vjeç me ish gruan Tameka Foster.
Pak ditë më parë, këngëtari 42 vjeçar foli gjatë një interviste për fëmijët e tij. “Djemtë e mi me të vërtetë po e shijojnë faktin se kanë një vajzë tjetër në shtëpi. Unë dhe Jenn jemi shumë, shumë të lumtur për këtë periudhë në jetë.”, u shpreh këngëtari. /abcnews.al