Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Boateng: Bayern Munchen shtëpia ime, as në ëndrra nuk do shkonte më bukur

schedule22:57 - 27 Maj, 2021

schedule 22:57 - 27 Maj, 2021

Aventura e Jerome Boateng me Bayern Munchen ka mbaruar. Mbrojtësi gjerman do të largohet si lojtar i lirë pas 10 viteve të kaluara me bavarezët, me të cilët fitoi 22 trofe. 32-vjeçari mund të rikthehet në Premier League, aty ku e kërkon Tottenham.

Boateng ka shkruar një letër lamtumire për Bayern Munchen dhe tifozët e rekordmenëve të futbollit gjerman, ku ndër të tjera lexohet: “Janë të shumta faqet që duhet të shfletoj nëse hedh sytë pas në dhjetë vitet e kaluara te Bayerni.

Kur erdha këtu në fillim, kisha si objektiv të garoja kundër më të mirëve në botë, doja të luaja në Champions League dhe të kthehesha në një titullar. Por, sinqerisht, nuk do e kisha ëndërruar kurrë këtë që kemi arritur në këto 10 vjet.

 

Bashkë me Joshua Kimmich

Nëse shikoj prapa në kohë, tani e kuptoj që është diçka joreale, unë kam pasur mundësinë të stërvitem me kaq shumë talente, kaq shumë personazhe brenda dhe jashtë fushës. Jam shumë mirënjohës që pata këtë shans, prandaj fitova kaq shumë.

Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjatë këtyre viteve, në ulje-ngritje, në dëmtime, por edhe kur askush nuk besonte tek unë. Kam marrë kaq shumë mesazhe, dua t’i falënderoj të gjithë nga zemra.

Unë gjithmonë do të jem mirënjohës ndaj jush. Mynihu është bërë shtëpia ime e dytë dhe do të mbetet kaq përgjithmonë në zemrën time. Unë po pres me padurim kapitullin tim të ardhshëm. I juaji, Jerome“, përfundon Boateng. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!