Portugalia ka një brez të artë. Kampionë, eksperiencë, por edhe shumë lojtarë të talentuar. Nuno Mendes është vetëm 18 vjeç, por ka fituar prej kohësh një fanellë titullari te Sportingu u Lisbonës, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion në sezonin që lamë pas.
Interesimi nga Premier League është i madh. Dy klubet e Manchesterit po garojnë mes tyre për shërbimet e anësorit të majtë. Pep Guardiola është i dashuruar pas cilësive të adoleshentit, i cili debutoi me kombëtaren e madhe në muajin mars.
Drejtuesit e kampionëve të Anglisë nuk janë kursyer, duke ofruar 70 milion euro për kartonin e Nuno Mendes (60 milion+10 të tjera në formë bonusesh). Tani pritet reagimi i United, që vështirë të përmirësojë këtë ofertë, dhe përgjigja e Sportingut. /abcnews.al