Misteri, kush e qëlloi vlonjatin me armë zjarri, reagon policia

schedule20:37 - 26 Maj, 2021

schedule 20:37 - 26 Maj, 2021

Ergys Likaj u qëllua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Vlorë duke u plagosur në të dyja këmbët. Policia thekson se Likaj është qëlluar në rrethana ende të paqarta.

“Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, Ergys Likaj, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.

Likaj ka mohuar pistën e vetëplagosjes aksidentale, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e lungomares. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!