Pas më shumë se dy dekadash në krye të klubit të Teutës, Edmond Hasanbelliu, presidenti i durrsakëve arriti të shijojë titullin kampion. Pas ndeshjes ai foli për mediet e pranishme dhe tregoi një prapaskenë në lidhje me festën e javës së kaluar pas barazimit me Laçin.
“Vllaznia për mua është moral, ka bërë sezon shumë të bukur, që nuk e priste asnjeri. Dua të falenderoj shumë shkodranët, edhe tifozerinë e Vllaznisë. Titullin ja dedikoj të gjithë durrsakëve: tifozëve, gazetarëve, mbarë opinionit publik durrsak.
Pas kaq vitesh e solla një titull kampion, është diçka e veçante. Në ndeshjen e kaluar u gëzova shumë, ishte emocionuese, por unë e dija se kishim dalë kampion aty, e dija se ishim 4 gola para Vllaznisë, jo 1 gol para. Më pas u pendova që e bëra atë festë”, tregon Hasanbelliu. /abcnews.al