David Alaba do të jetë përforcimi i parë i Real Madrid për sezonin e ardhshëm. “Xholi” austriak ka mbyllur aventurën me Bayern Munchen dhe ndodhet në kryeqytetin spanjoll për momentin.
Marca raporton se 28-vjeçari ka vizituar ditën e djeshme qendrën stërvitore të “Los Blancos” dhe po kërkon për shtëpi në Madrid. Alaba ka arritur prej ditësh akordin me Florentino Perez.
Rroga e tij sezonale pritet të jetë rreth 10 milion euro në sezon, ndërsa kontrata do jetë 4-vjeçare. Anësori i majtë, i cili do të zbarkojë si lojtarë i lirë te Reali.
Ai do të përfitojë edhe 20 milion euro në dorë në momentin që do të firmosë kontratën. Zyrtarizimi dhe prezantimi i Alaba, pritet të ndodhë brenda kësaj jave. /abcnews.al