Një lojtar në dalje dhe një përforcim për repartin e sulmit te Milani. Nënkampionët e Italisë kanë vendosur të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes së Sandro Tonalit sipas raportimeve të Il Giornale. Mesfushori i ardhur nga huazim nga Brescia, nuk ia ka dalë të bindë me paraqitjet e tij.
Talenti nuk i mungon, por 21-vjeçari nuk po bën diferencën. 25 milion euro është investimi për të, me Milanin që ka vendosur ta rikthejë mbrapsht dhe t’i harxhojë këto para për një tjetër prurje. Një nga emrat që përfliten për repartin ofensiv është Josip Ilicic.
Fantazisti slloven ka edhe një vit kontratë me Atalantën. 33-vjeçari pëlqehet prej kohësh nga Milani, që po përgatit një ofertë për shërbimet e tij. Në garë për Ilicic është edhe Lazio, por “Djalli” mbetet opsioni i preferuar i lojtarit. /abcnews.al