Gjermani, qeveria Merkel arrin në nivelin më të ulët historik të mbështetjes

schedule09:30 - 20 Tetor, 2018

schedule 09:30 - 20 Tetor, 2018

Një sondazh i fundit në Gjermani tregon se qeveria Merkel ka arritur pikën më të ulët të mbështetjes. Në këtë studim të televizionit shtetëror ARD, është regjistruar një rritje e madhe e të gjelbërve si dhe të së djathtës ekstreme. Analistët mendojnë se kjo ka ardhur për shkak se Merkel ka trajtuar tematika të së majtës.

Sondazhi i fundit gjerman i “Deutschlandtrend” tregoi të premten se mbështetja për koalicionin qeverisës ka vazhduar të bjerë në pikën më të ulët historike. Kristian Demokratët e Kancelares Angela Merkel (CDU) dhe Social Demokratët (SPD) pësuan rënie me një pikë nga java e kaluar, duke çuar mbështetjen për qeverinë deri në 39%. Sipas sondazhit të kryer nga transmetuesi publik ARD, nëse zgjedhjet federale do të mbaheshin këtë të diel, vetëm 25% e gjermanëve do të votonin për CDU. 14 % thanë se do të votonin për SPD-në, e cila ka luftuar për të ruajtur identitetin e saj pas viteve të qeverive të koalicionit me CDU. Sondazhi tregoi se Alternativa për Gjermaninë e së djathtës ekstreme (AfD) do të mbetet përpara SPD-së së qendrës së majtë, si partia e tretë më e popullarizuar e Gjermanisë në 16 %.

Një parti që po bën mirë nga mbështetja e pakët për “koalicionin e madh” të CDU dhe SPD është partia e Gjelbër. Ekologjistës arritën rezultatin e tyre më të lartë që nga shtatori i vitit 2011, ku 19 për qind e gjermanëve thanë se do të votonin për ta. Sondazhi i ARD zbuloi gjithashtu se 51% e votuesve janë të shqetësuar me rënien e partive tradicionale në Gjermani. Në të njëjtën kohë, 47% e qytetarëve thanë se rritja e partive të reja është mirë për debatin demokratik në vend.

Ndërkohë, kjo situatë analizohet edhe nga drejtori i institutit ekonomik të Mynihut, Clemens Fuest. Ai thotë se kjo rënie popullariteti është shkaktuar jo vetëm nga politikat për emigrantët. “Perceptimi këtu është se kancelarja ka lëvizur boshtin e koalicionit shumë nga e majta, duke preferuar të mbështesë temat e të Gjelbërve sesa tema konservatore, nga dalja nga energjia atomike deri në heqjen e shërbimit ushtarak”, u shpreh Fuest./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!