Janë 10 kërkesa për informacion dhe 2 vendime për sekuestrim të materialeve zgjedhore të depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar me anë të një statusi në rrjetet sociale se kanë nisur hetimet për falsifikim të materialit apo rezultateve, votim më shumë se një herë apo shkelje të fshehtësisë së votimit.
Celibashi thekson se pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore.
“Për zgjedhjet e 25 Prill 2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.
Për zgjedhjet 25 Prill 2021 kanë nisur hetimet për: Falsifikim të materialit zgjedhor & rezultateve të zgjedhjeve, pengimi i subjekteve zgjedhore, Votimi më shumë se një herë/pa u identifikuar….
Hetime edhe për: Shkeljen e fshehtësisë së votimit, Korrupsionin aktiv në zgjedhje, kanosje/dhunim të pjesëmarrësve në zgjedhje, marrje ose përdorim të paligjshëm i dokumenteve të identifikimit. Pas mbylljes së procesit të shqyrtimit të ankimeve administrative për zgjedhjet 25 Prill 2021, KQZ do të referojë në Prokurori të gjitha rastet e dyshimta të shkeljeve zgjedhore”, shkruan Celibashi. mv.abcnews.al
1/4 Për zgjedhjet e #25prill2021 në KQZ janë depozituar 10 kërkesa për informacion & 2 vendime për sekuestrime të materialeve zgjedhore nga SPAK & Prokuroria Tiranë, Gjirokastër, Pukë, Vlorë & Elbasan. Pamje filmike të procesit të numërimit janë kërkuar & nga Policia e Tiranës.
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) May 26, 2021