Grabitja në Shënkoll, flet administratorja: Janë shkatërruar dyert

schedule09:41 - 26 Maj, 2021

schedule 09:41 - 26 Maj, 2021

Zyrat e njësisë Administrative të Shënkollit në Lezhë kanë rënë pre e grabitjes gjatë natës. Në një prononcim për mediat, administratorja Lina Guri është shprehur se kanë qenë punonjësit ata që kanë konstatar në mëngjes grabitjes.

Sipas saj, dyert dhe sirtaret janë shkatërruar, ndërkohë janë vjedhur edhe dy paratë fotografikë të zyrave të Aleat që ndodhen në këtë godinë.

“Vjedhjen e kemi konstatuar në orë 07:55. Në këtë godinë është edhe qendra shëndetësore, zyra e Aleat dhe zyrat e specialistëve që i shërbejnë komunitetit këtu. Nuk e dimë nga kanë hyrë, por është dëmtuar vetëm prona, dyert janë shkatërruar. Janë marrë dy aparatë forografikë te zyra e Aleat dhe asgjë nuk konstatojmë. Nuk kemi roje. Dokumentet nuk janë dëmtuar. Dyert janë të shkatërruara,” ka thënë ajo. g.v/abcnews.al