Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Të largojmë e të çojmë para drejtësisë Ramën

schedule23:20 - 18 Tetor, 2018

schedule 23:20 - 18 Tetor, 2018

Lulzim Basha deklaron se nuk ka për të patur marrëveshje e negociata me Edi Ramën. Në studion e “Opinion”, kryetari i opozitës e konsideroi sërish të rreme deklaratën e kryeministrit se i ka kërkuar pushtet në tavolinë gjatë marrëveshjes së 18 Majit.

Basha tha se PD do vijë në pushtet me votën e qytetarëve, ndërsa me Ramën s’ka për të patur asnjë lloj negociate.

Qëllimi dhe objektivi final i betejës tonë politike është largimi i Edi Ramës jo vetëm si kryeministër, por largimi i tij nga politika dhe dërgimin e tij para drejtësisë për krimet që është përgjegjës direkt dhe indirect ndaj shqiptarëve”, tha Basha.

Kryetari i PD deklaroi se denoncimet e opozitës kanë nxitur ndëshkimin e kriminelëve, ndërsa skandalet e publikuara prej saj, po i tregojnë qytetarëve të vërtetat e lidhjeve të qeverisë me krimin. Situata tha shefi i opozitës po shkon drejt konfrontimit civil dhe opozita do ta thërrasë popullin në revoltë popullore, por pa e sqaruar se kur e si do e realizojë këtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!