“Kujt i thua xhan” rikthen Lori Kaçka! Ajo tregoi në “Abc e Pasdites” se si erdhi gjithë ideja e sjelljes së kësaj kënge duke nënvizuar se ka aq shumë këngë që duhen sjellë remake për t’i dëgjuar edhe brezi i ri. Përpos kësaj Ermali e pyet se kujt i thotë ajo xhan më së shumti, më shpesh. Lori na tregoi se nuk e përdor si fjalë, madje shumë rrallë. Gjatë rubrikës “Si tek këngët e Lorit” ajo tregoi se nuk do të bëj dasmë ndonjëherë edhe bezdiset kur e pyesin, kryesisht moshat që janë pak të moshuara, “kur do martohesh apo cfarë po bën”.
“E zgjata shumë dhe unë apo jo Ermal? Prindërit e dinë që nuk dua të më pyesin për dasmë”.
Ndodhur në këtë pikë Lori tregoi edhe disa nga gjërat më qesharake që ka dëgjuar për veten si : është fejuar, martuar, por ajo deklaroi në program se “nuk është e vërtetë, nuk jam fejuar, as martuar. Jam single”.
Gjëja më e bukur sipas saj është të këndosh në dasma, madje këngëtarët që këndojnë në gëzime familjare janë më të mirët e live-it. Ermali e pyet nëse ka ndjerë ndonjëhere rivalitetin nën zë sa i takon dasmave apo nëse e ka ndjerë presionin e klikimeve të blera në youtube.
“Në art në përgjithësi ndodhin jo vetëm këtu tek ne, por në të gjithë botën. Në këtë profesion jam munduar t’i marr gjërat sa më normale sepse duke e ditur se çfarë ndodh ti nuk mund të jesh e veçuar sepse je në këtë treg dhe do përfshihesh. Jam munduar ti marr me shumë sportivitet dhe të vazhdoj”.
Prej 17 vitesh qëndron në Prishtinë por ndjehet kaq mirë dhe se është e respektuar nga gjthë rrethi i madh i artistëve të Kosovës./abcnews.al

