Liderët e vendeve të Bashkimit Europian kanë rëndë dakord për vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë, gjatë samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel.
Gjithashtu, bëhet me dije se Presidenti francez Emanuel Macron ka shprehur dëshirën për të ftuar opozitën bjelloruse në samitin e ardhshëm të G7 që do të mbahet në Cornwall në wershor, nëse Britania pajtohet. “Presidenti është në favor, nëse britanikët pajtohen,” tha një zyrtar francez.
Macron u takua me Svetlana Tikhanovskaya shtatorin e kaluar dhe u bë udhëheqësi i parë perëndimor që priti në takime lideren e opozitës bjelloruse në mërgim.
Nga ana e tij, kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se Bjellorusia do të përballet me pasoja për arrestimin e gazetarit disident Roman Protashevich. Kryeministri britanik ka komentuar videon e gazetarit, duke e cilësuar si spektakël të shëmtuar, ku Protashevich pranon të deklarohet fajtor, me gjasë i detyruar.
“Videoja e Roman Protasevich është një spektakël shumë i trishtuar. Si gazetar dhe tifoz i lirisë së fjalës, unë kërkoj lirimin e tij të menjëhershëm. Veprimet e Bjellorusisë do të kenë pasoja,” shkroi Johnson në Twitter. g.v/abcnews.al