Kur duam të humbasim peshë, ne vendosim një orar me ato ushqime që nuk duhet të hamë.
Sidoqoftë, ne mund të zgjedhim ushqimet që jo vetëm duhet të hamë por edhe të presim oreksin. Shihni më poshtë tre prej tyre:
- Thjerrëzat
Përveç supës, mund t’i provoni si një sallatë të ftohtë. Thjerrëzat, si të gjitha bishtajoret, sigurojnë një sasi të madhe të fibrave, kështu që ata mbajnë larg urinë për shumë orë.
- Bajamet
Bajamet sigurojnë më shumë yndyrë sesa proteina. Në një sasi prej rreth ¼ të filxhanit ata do t’ju japin 5 gr. fibra. Hulumtimet kanë treguar se bajamet rrisin nivelet e kolesterolit “të mirë” HDL në trupin tuaj, kështu që ato janë gjithashtu të dobishme për zemrën.
- Tërshëra
Është ideale të filloni ditën tuaj me energji por edhe si një drekë e vogël ose meze të lehtë pasdite. Siguron fibra të tretshme, e cila ngadalëson tretjen dhe kështu ndihmon që të mos vdisni nga uria./abcnews.al