3 lëvizjet e gabuara që bëni me deodorantin dhe ndoshta nuk i dini

schedule19:35 - 24 Maj, 2021

schedule 19:35 - 24 Maj, 2021

Deodorant është përfundimisht i nevojshëm në të gjitha stinët, por ndoshta më shumë në muajt e verës.

Sigurisht që nuk duhet të zëvendësojë dushin pasi ndihmon në parandalimin e aromës së trupit pa e eleminuar nëse tashmë ekziston.

Sidoqoftë, edhe ju, si shumica e njerëzve, mund të bëni disa gabime të zakonshme me deodorantin, duke ulur përfundimisht performancën e tij. Shihni për shembull tre prej tyre:

  1. Sasia minimale

Bërja e një pasimi shumë të shpejtë me deodorantin nuk është mënyra e duhur për ta aplikuar. Mbani në mend se ajo që duhet të bëni është të aplikoni një sasi të konsiderueshme që do të mbulojë të gjithë zonën e sqetullës dhe gjëndrat e djersës të vendosura në të.

  1. Koha e gabuar

Nëse e keni zakon të aplikoni deodorant në mëngjes, nuk është domosdoshmërisht e gabuar por nuk është koha ideale. Antiperspirantët, sipas ekspertëve, aplikohen më mirë në fund të ditës, kur prodhimi i djersës zvogëlohet.

  1. I njëjti produkt për një kohë të gjatë 

Ju ndoshta nuk doni të lini deodorantin tuaj të preferuar por duhet ta bëni në intervale, veçanërisht nëse shihni se performanca e tij ka rënë. Trupi juaj mund të ketë zhvilluar rezistencë ndaj këtij produkti dhe ai nuk ndalon më djersitjen. Kjo bën që mikrobet të rriten në zonën e sqetullës duke rezultuar në një erë të keqe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!