Dy automjete janë përplasur rëndë në qendër të Kavajës. Mësohet se nga përplasja e dy mjeteve një tip “Benz” dhe një tjetër tip “BMW”, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Shkak për përplasjen dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave.
Nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al shihet se një nga automjetet ka përfunduar në trotuar dhe është përplasur në hyrjen e një biznesi duke e vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes. sb/abcnews.al/

