Pezullohen nga detyra 5 inspektorë në Sarandë, shkak ndërtimet pa leje në Ksamil

schedule15:09 - 24 Maj, 2021

schedule 15:09 - 24 Maj, 2021

Pesë inspektorë terreni në Bashkinë Sarandë janë pezulluar nga detyra. Gazetarja Silvi Sulaj raporton se inspektorët janë pëzulluar pasi akuzohen për  “Për moskryerje të detyrave funksionale në mënyrë të përsëritur me pasoja të rënda”.

Mësohet se shkak janë bërë ndërtimet pa leje në Ksamil. Inspektorët e pezulluar janë: Engjell Braho, Oltion Durmishi, Erjon Çakalli, Viktor Qesari, Tonin Simoni. /abcnews.al