Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të hëne ka qenë në Manzë ku ka investiguar nga afër ndërtimin e banesave të prishura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 dhe ka dorëzuar çelësat e banesave të mbaruara në Manzë të Durrësit.
Kreu i qeverisë në vizitën e tij ka bërë batuta me banorët, ku një kryefamiljarje i ka thënë se do i merte çandrën.
Ndërkohë gjatë vizitave në banesat e ndërtuar një familje nga Përmeti e ka qerasur me raki kryeministrin Rama.
Rama në bashkëbisedim me familjarët dhe me ministrin Ahmetaj, i ka thënë këtij të fundit se rakia ishte e mirë dhe ta merrte me vete gotën.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Banori: Kjo rakia është shumë e veçantë
Rama: Më pëlqen që gruaja u ul dhe ti shërben
Banori: E nxora vetë
Rama: Paskam ndikuar unë, këtu gabove se duhet t’ja kishe dhënë të parës gotën
Banori: Është nga Tepelena nuk e pi
Rama :Tani hidhi dhe këtij
Banori: Shef i mirë ky
Rama: E merr me vete ai se është Gjirokastrit, po ky apo nuk quhet
Banori : Unë jam nga Përmeti por vetëm e bëj rakinë, për ta pirë nuk e pi
Rama : Një gëzuar do e bësh ti, rakia qenka shumë e mirë.
Ahmetaj: Si e paske rakinë vërtet mo,
Rama: Merre gotën me vete . e.su./abcnews.al