Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell në deklaratën e ti j më të fundit ka theksuar se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe se tani nevojitet përparim në këtë çështje.
Borrell ndër të tjera është shprehur se do e mbështesë këtë rrugëtim deri në fund.
“Ka kaluar shumë kohë për liberalizimin e vizave të Kosovës: vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e lidhura dhe ne tani duhet të bëjmë përparim për këtë çështje. Unë do ta mbështes plotësisht këtë”, shkruan ai në Twitter.
Borrell gjithashtu ka folur edhe për procesin e dialogut, duke bërë të ditur se do të mbahet një takim tjetër i nivelit të lartë Kosovë-Serbi në muajin qershor, pa e përmendur datën e saktë.
Ndryshe, Kosova është vendi i fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e gëzon të drejtën e lirisë së plotë të lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian./abcnews.al