Kush guxon ta hajë zemrën tënde? Flori Mumajesi flet si kurrë më parë

schedule19:06 - 23 Maj, 2021

schedule 19:06 - 23 Maj, 2021

Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi kanë mbyllur fazën e parë të konkurimit në “Kënga Magjike 2021” me këngën “E para”.

Pak para se të prezantonin këngën, për dy artistët shumë të dashur nga publiku nuk kanë munguar as pyetjet e producentit Ardit Gjebrea.

Ka qenë Klajdi që ka treguar si ka lindur frymëzimi për këtë projekt muzikor.

Kjo këngë ka një histori timen personale, për tre arsye. E dyta është që vëllai im e ka krijuar për mua dhe e treta që do ta këndojmë të dy bashkë me vëllain tim. Do doja të shtoja diçka shumë të rëndësishme në çdo edicion të “Kënga Magjike” kam qenë shumë i emocionuar, shumë i përfshirë shpirtërisht, por këtë radhë e them me sinqeritetin më të madh që e kam zemrën në pjatë. As e shoh veten në garë, i falenderoj të gjithë artistët që do më votojnë apo nuk do më votojnë i jam mirënjohës…”, tha ky i fundit.

Nga nga tjetër, Arditi  ka pyetur Florin se kush guxon t’ja hajë zemrën.

Kjo është arsyeja që kemi marrë pjesë, është një gjë shumë personale e Klajdit, e imja, e jona e përbashkët. Është edhe një mesazh që mund ta përçojnë artistët në këto kohë të vështira. Për të pasur një kujtim ne të dy bashkë, për t’i thënë njerëzve motivohuni dhe mos u dorëzoni”, është përgjigjur Flori