Karim Benzema nuk ia doli të fitojë sërish titullin kampion me Real Madrid, por sezonin në aspektin personal mbetet shumë i mirë. 29 gola në 44 ndeshje për sulmuesin francez, i cili do të luajë në Euro 2020 me kombëtaren e tij.
Trajneri Didier Deschamps vendosi ta “falë”, duke i dhënë mundësinë të rikthehet pas gjashtë viteve te kampionët e botës. Ndërkohë, 33-vjeçari ka marrë një tjetër vlerësim.
Revista franceze, Onza Mundial e ka zgjedhur bomberin e Realit si futbollistin më të mirë në Europë për sezonin 2020/2021. Një “ngushëllim” për Benzema, i cili dje afër fitimit të La Liga me “Los Blancos”. /abcnews.al