Dinamo arriti një sukses të madh këtë sezon, duke u kthyer në Kategorinë Superiore, pas thuajse një dekade në të Parën, por sot nuk arritën ta fitonin finalen e Kategorisë së Parë ndaj Egnatias, duke humbur minimalisht.
Olsi Uku, trajneri, që e mori skuadrën në muajin mars dhe regjistroi një ecuri shumë të mirë, nuk do vazhdojë të jetë në krye të stolit të skuadrës kryeqytetase. Lajmin e njoftoi vetë ai në intervistat pas ndeshjes, ku tregoi se ka dhënë dorëheqjen.
“Kemi bërë një punë shumë të mirë gjatë këtij sezoni, falënderoj gjithë djemtë që kanë dhënë maksimumin. Qëndrimi e Dinamos në Superiore nuk do jetë diçka kalimtare, por at do qëndrojnë për shumë vite aty.
Mund t’ju them se nuk do jem në krye të stolit të Dinamos sezonin e ardhshëm. Jap dorëheqjen si trajner i ekipit. Është një vendim personal. Është një projekt i mirë ky që është nisur dhe do ketë vazhdimësi me drejtuesit e rinj”, u shpreh Uku. /abcnews.al