Meta në ditën e Varfërisë: Nuk është zgjidhje nxitja e kanabisit

schedule19:58 - 17 Tetor, 2018

schedule 19:58 - 17 Tetor, 2018

Nxitja e kanabisit nuk është zgjidhje për të luftuar varfërinë. Kështu ka deklaruar Presidenti i Republikës Ilir Meta në ditën ndërkombëtare të zhdukjes së varfërisë. Gjatë vizitës në një biznes social kreu i shtetit i ka kërkuar qeverisë që të ofrojë mbështetje ndaj këtye biznesëve dhe ti jepet fund respektit për më të fortët.

Varfëria në Shqipëri ka mbyllur në burgje mijra njerëz sepse janë detyruar të ndjekin rrugën e kanabisit dhe veseve të këqia. Është presidenti i republikës Ilir Meta që ngre problemin duke ofruar edhe zgjidhjen.

“Nuk mund të jetë zgjidhje as nxitja e kanabisit apo forma e “aventura” të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund, e shkatërrime familjesh që ka prodhura ky fenomen. As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qëndrueshme, me standarde, me përgjegjshmëri të tillë sociale që ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitorë të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë”.

Jetesën nuk ta përmirëson asnjë thes me miell, tha kreu i shtetit duke këmbëngulur se sytë duhet t’i drejtojnë në mënyrë të vecantë nga turizmi, bujqësia dhe agro-turizmi.

“Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet as me një thes me miell. Natyrisht çdo kontribut, çdo bamirësi është pozitive, por rruga e sigurtë dhe e qëndrueshme është rruga e integrimit në tregun e punës”.

Këto deklarata Presidenti Meta i bëri gjatë vizitës në një biznes social ku janë punësuar 100 vajza e gra të zonës së Mulletit dhe Petrelës. Këto janë modeletëe duhet të mbeshteten tha kreu i shtetit.

“Për t’i bërë një model udhëheqës dhe motivues për gjithë shoqërinë mënyrë që të mos respektohet më ai që është më i fortë, ai që është më i parregullt, ai që shkel rregullat e lojës, por në këtë shoqëri duhet të respektohen njerëzit që sjellin vlera, njerëzit që tregojnë kujdes për ata që janë më në vështirësi, që u japin dorën, që i integrojnë dhe që i ndihmojnë të ecin vetë në jetë me mundësitë e tyre dhe me dinjitetin e tyre”.

Në ditën Ndërkombëtare të Zhdukjes së Varfërisë Presidenti Meta vuri në dukje se është koha për një reflektim dhe “kambanë alarmi” për të gjithë, për më shumë përpjekje në luftën kundër kësaj plage të madhe të njerëzimit dhe shoqërisë tonë moderne. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!