Gjergji Pili është i riu që ka spikatur me talentin e tij në badminton, një sport relativisht i ri në vendin tonë. 14 vjeçari është kampion kombëtar në këtë sport U 15.
Për emisionin “Nuk është karantinë”, 14 vjeçari tregoi se ka nisur të stërvitej që në moshë fare të vogël dhe se talentin e tij në lojën e shkathtësisë e zbuloi i ati.
“Unë në fakt e mora si stërvitje duke patur kushërirën time kampione që ka qenë në badminton. Kam qenë 5-6 vjec, e mora me qejf dhe doli që dheë unë u bëra kampion.“, tregoi ai. /abcnews.al