Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u kanë kërkuar njerëzve që të mos puthin më pulat pas një shpërthimi të një bakteri të quajtur salmonela. CDC dhe zyrtarët e shëndetit publik po hetojnë shpërthimet e salmonelës pasi 163 njerëz u prekën në 43 shtete.
“Mos i puthni ose shtrëngoni zogjtë, pasi kjo mund të përhapë mikrobet dhe do t’ju sëmurë,” tha në një deklaratë agjencia shëndetësore .
Ajo paralajmëroi se pulat dhe rosat, mund të mbajnë mikrobe të salmonelës edhe nëse duken të shëndetshme dhe të pastra dhe këto mikrobe mund të përhapen lehtësisht. Infeksioni mund të shkaktojë ethe, diarre, dhimbje stomaku dhe të vjella. Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim, por rastet më të rënda mund të shkaktojnë vdekjen, raporton abcnews.al
Sipas CDC, një e treta e njerëzve të sëmurë kanë qenë nën moshën pesë vjeç. Rreth 34 persona janë dërguar në spital që nga mesi i shkurtit, por nuk është raportuar asnjë viktimë.
Këshillat e CDC gjithashtu përfshijnë larjen e duarve pas kontaktit me shpendët, dhe parandalimin e fëmijëve nga prekja e zogjve. Salmonela mund të gjendet në mish të papërpunuar ose të pa gatuar, vezë ose produkte të tjera ushqimore.
Ky bakter ka shkaktuar rreth 1.35 milion infeksione në SHBA çdo vit, dhe 420 viktima./abcnews.al