Një makinë tip “Ford” me targa AA218 EC është përfshirë nga flakët gjatë natës në Vlorë duke u djegur pjesërisht.
Gazetari i ABC, Elton Nika raporton se makina ka qenë e parkuar pranë zonës së ish-Fushës së Druve në Vlorë.
Nuk dihen ende shkaqet e përfshirjes nga flakët të makinës në pjesën e përparme.
Paraprakisht dyshohet aksidentale, por nuk përjashtohet fakti që mund të jetë qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Mbrëmë në Vlorë u ekzekutua me armë zjarri Delion Troqe./ Abcnews.al