Delion Troqe, 38-vjeç ndërroi jetë në spitalin e Vlorës duke mos arritur t’u mbijetojë plagëve të shumta nga breshëria e plumbave që u zbrazën mbi trupin e tij mbrëmjen e sotme.
Ai u qëllua me kallashnikov mbi 15 herë rreth orës 21:40 në zonën e Skelës pranë pallatit të sportit, ndërsa disa minuta më pas u konstatua në flakë një makinë në Sherisht, që dyshohet se u përket autorëve të krimit.
ABC mëson se viktima kishte qenë dënuar më parë për drogë dhe një javë më parë ishte kthyer nga Spanja. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./db/ Abcnews.al