Agim Ibraimi shënoi një tjetër kryevepër ditën e sotme. Kapiteni i Kukësit ndëshkoi ekipin e Skënderbeut me një goditje nga jashtë zone.
Pavarësisht paraqitjeve të mira në Superiore dhe 14 golave të shënuar, ai nuk është përfshirë në listën e 26 lojtarëve që do të jenë pjesë e Maqedonisë së Veriut në EURO 2020.
Pas golit të sotëm ndaj Skënderbeut, Kukësi ka menduar të ngacmojmë Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), duke postuar golin e Maqedonisë dhe duke u thënë “ku i kanë sytë”, që nuk shohin çfarë po bën Ibraimi. /abcnews.al