Herald Marku mori përgjegjësinë e madhe të asaj penalltie të fituar mes polemikash sot ndaj Partizanit, shënoi dhe dërgoi Vllazninë e Teutën në festë të madhe. Pas ndeshjes për Supersport mesfushori tregoi festën dhe momentin e penalltisë.
“Vllaznia futet gjithmonë me bindjen për të fituar, sot ishte edhe ndeshje karakteri dhe ja arritëm qëllimit. Falënderoj të gjithë edhe pse nuk ka mbaruar, janë edhe dy ndeshje. Te penalltia kam qenë në pozicion ballor dhe ka qenë dorë e hapur apo bërryl i lojtarit të Partizanit dhe ky ka qenë diskutimi i gjyqtarëve nga ajo çka dëgjova gjatë bisedës.
Kur mora penalltinë përsipër të gjithë i kishin sytë te unë dhe shokët nisën festën para kohë dhe më rritën presionin në njëfarë mënyre. Fatmirësisht e shënova dhe ndihem mirë. Duhet të fitojmë me Laçin, të bëjmë detyrën tonë. Uroj të Apolonia ta respektojë kampionatin dhe të bëjë maksimumin, pavarësisht se kanë rënë”, u shpreh Marku. /abcnews.al