Teuta mundi të barazojë me Laçin me shifrat 0-0 dhe të jetë vetëm 90 minuta larg titullit kampion, teksa në ndeshjen e fundit sfidon Apoloninë, e rënë prej javësh nga Kategoria Superiore.
Festë e madhe durrsakëve në Laç pas ndeshjes. “Kampiona jemi ne”, shprehen të gjithë lojtarët dhe stafi. Festës i është bashkuar edhe presidenti Edmond Hasanbelliu.
Në rast se Teuta fiton titullin në mesjavë, fiton titullin pas plot 27 vitesh, me presidentin, që e drejton klubin prej rreth 25 vitesh dhe investon për klubin, që më shumë është pasion sesa biznes. /abcnews.al