Ish-presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar zëvendësimin e avokatit të tij mbrojtës David Hooper me avokatin amerikan, Gregory Kehoe. Gregory Kehoe është avokat me mbi 30 vjet përvojë dhe ka mbrojtur individë, korporata dhe institucione financiare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, raporton Gazeta Express.
Gregory Kehoe ka qenë avokat edhe i gjeneralit kroat Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku ai u shpall i pafajshëm.
Kehoe gjithashtu përfaqësoi gjeneralin Mohammed Hussein Ali përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve, gjë që çoi gjithashtu në një shkarkim të plotë për të gjitha akuzat.
Avokati Kehoe ka punuar për Departamentin e Drejtësisë të SHBA si prokuror për mbi 20 vjet me pozita në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut.
Ndërsa shërbente si Prokuror Federal në SHBA, ai ishte përgjegjës për ndjekjen penale të një numri çështjesh të profilit të lartë që përfshinin institucionet financiare dhe akuzat e mashtrimit të korporatave, si dhe akuzat për raketim.
Kehoe gjithashtu ka drejtuar ekipin e avokatëve dhe hetuesve që këshilluan Tribunalin Special të Irakut, një gjykatë ad hoc e formuar për të ndjekur penalisht Saddam Hussein dhe anëtarët e ish-regjimit të tij.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesë përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake për të zëvëndësuar avokatin mbrotjës. Thaçi në vend të David Hooper e ka kërkuar avokatin Gregory Ë. Kehoe
Kërkesa drejt gjyqtarit të procedurës paraprake nga Thaçi ishte dërguar më 18 maj, derisa në të njejtën ditë Hooper kishte kërkuar që të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit.
Kehoe ka konfirmuar se i është kërkuar një shërbim i tillë dhe se do ta pranojë të zëvëndësojë Hooperin.
“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin. Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument. /GazetaExpress/