Krim në Tiranë, kapen mashtruesit që fshinin datat e skandencave të ushqimeve

schedule13:47 - 21 Maj, 2021

schedule 13:47 - 21 Maj, 2021

Dy shtetas të huaj janë arrestuar në Tiranë me finalizimin e operacionit të koduar “Skadenca”. Mësohet se Y. R., 57 vjeç dhe A. R., 28 vjeç, lindur në Jordani dhe banues në Tiranë kishin hapur një magazinë me qira në të cilën tregtonin në sasi të mëdha produkte të ndryshme konsumi.

Sipas policisë, dy jordanët,  pasi iu fshinin datat e skadencave produkteve të skaduara, duke përdorur lëndë kimike iu vendosnin atyre data të reja skadence, për të shtyrë afatin e përdorimit deri në dy vjet.

Policia sekuestroi një vulë që përdorej për falsifikimin e datave të skadencës, 3 shishe me lëndë kimike të cilat përdoreshin për fshirjen e datave të prodhimit dhe skadencës, si dhe produkte të ndryshme të skaduara dhe me datë prodhimi të falsifikuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrim me produktet ushqimore” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe i formularëve”. sb/abcnews.al/