Lady Gaga është një nga ato këngëtare që gjithmonë befason me performancat e saj dhe jo vetëm.
Së fundmi, ajo i ka lënë të gjithë të shokuar me deklaratën që ka bërë në lidhje me jetën e saj personale.
E ftuar në “The Me You Can’t See” në një bisedë me Oprah Winefry, këngëtarja ka treguar se është dhunuar seksualisht në moshën 19-vjeçare nga një producent dhe ka mbetur shtatzënë. Më tej, ai e ka braktisur dhe e ka lënë në rrugë.
“Isha 19 vjeç dhe po hidhja hapat e parë në industri kur një producent më tha ‘hiq rrobat. Pasi refuzova dhe u largova ai më kërcënoi duke më thënë se do t’i vinte flakën të gjithë karrierës time. Fillimisht, ndjeva dhimbje totale, pastaj u mpiva. Isha e sëmurë për javë dhe javë të tëra, pastaj kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeva kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë në një cep jashtë shtëpisë së prindërve të mi”, rrëfeu ajo.
35-vjeçarja ka rikujtuar këtë moment të dhimbshëm, për të cilin i janë dashur më shumë se dy vite për t’u rikuperuar.
“Kisha probleme të rënda psikologjike të cilat morën së paku 2 vite e gjysmë për t’u rikuperuar dhe për disa vite nuk isha e njëjta vajzë si më parë”./abcnews.al