Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

10 vite te Bayerni, Boateng: Krenar që shkrova historinë, jam tip sfidash

schedule09:35 - 21 Maj, 2021

schedule 09:35 - 21 Maj, 2021

Bayern Munchen pret Augsburg në shtëpi nesër në drekë dhe kjo do të jetë ndeshja e fundit me fanellën bavareze mbi shpinë për Jerome Boateng. Derbi përkon edhe me takimin e fundit të kampionatit gjerman.

Mbrojtësi ndodhet në vitin e fundit të kontratës, akordi i rinovimit nuk u gjet dhe palët do të ndahen pas 10 viteve, periudhë gjatë së cilës lojtari fitoi 22 trofe. Aventurë fantastike për 32-vjeçarin e lindur në Berlin.

Në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit, Boateng ka falënderime për të gjithë, e cilëson të mrekullueshme aventurën te Bayerni dhe shfaqet entuziast për të ardhmen e tij.

Ndihem jashtëzakonisht krenar që jam bërë pjesë e historisë së këtij klubi, që kam në gjendje të luaj kaq shumë ndeshje dhe të argëtohem me fanellën e Bayernit. E dija që herët apo vonë do të mbaronte, sepse unë jam një person që ka nevojë për sfida të reja.

Dua të përjetoj gjëra të tjera. I jam mirënjohës klubit dhe çdo personi që me të cilin kam punuar këto dhjetë vite, ka qenë realisht një eksperiencë e pabesueshme“, deklaroi Jerome Boateng. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!