Biseda mes dy të rinjve, i riu palestinez flet me izraelitin: Të gjithë jemi njerëz në fund të ditës

schedule16:32 - 20 Maj, 2021

schedule 16:32 - 20 Maj, 2021

Një adoleshent nga Izraeli dhe një i ri palestinez kanë folur me njëri-tjetrin ku kanë shprehur pikëpamjet e tyre të konfliktit dhe shpresat për paqe.

Tamar, 17 vjeç, nga Izraeli, dhe Mohammed, 20, i cili jeton në Gaza, folën me njëri-tjetrin në programin Stephen Nolan të BBC Radio 5 Live, përcjell abcnews.al.

Tamar, i cili kurrë nuk kishte folur me dikë nga Palestina më parë, tha: “Ne të gjithë jemi njerëz në fund të ditës. Nëse njerëzit flasin me njëri-tjetrin mbase mund të gjejmë një zgjidhje, ndoshta mund t’i japim fund këtij konflikti.”

Mohammed, i cili gjithashtu nuk kishte folur kurrë me një izraelit, tha: “Ajo ndryshon imazhin që unë kam për popullin izraelit sepse unë shoh ushtarët izraelitë që gjithmonë na bombardojnë.”

Të paktën 230 palestinezë, duke përfshirë 65 fëmijë, janë vrarë. Nga ana tjetër Izraeli ka konfirmuar 13 viktima, që nga shpërthimi i luftimeve disa ditë më parë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!