Vijojnë provokimet turke për Greqinë në vijën bregdetare. Mediat greke bëjnë me dije se anijet turke të peshkimit u vendosën një ditë më parë në zonën bregdetare greke në jug të Gavdos.
Kjo është hera e parë që anijet turke të peshkimit arrijnë deri tani në perëndim në jug të Kretës dhe madje edhe brenda zonës bregdetare. Të parët që e kanë konstatuar këtë shkelje janë rojet bregdetare pavarësisht nga fakti se Marina ishte në gatishmëri.
Kjo lëvizje turke, përveç shkeljes së drejtpërdrejtë të të drejtave greke në ZEE, është e rrezikshme për dy arsye. Sipas mediave vendase qëndrimi i anijes është demonstrim i kompetencës në një fushë ku Greqia ka një kompetencë të padiskutueshme. Ndër të tjera theksohet se kjo nuk është një zonë që është brenda memorandumit Turko-Libian, të cilin Athina e hedh poshtë gjithsesi.
Prania e anijeve turke të peshkimit brenda zonës bregdetare në Gavdos është një veprim për të vënë në pikëpyetje mundësinë që Gavdos të ketë të drejtën në zonat detare. Ndërkohë disa ditë më parë, u kujtua se anijet turke të peshkimit sulmuan me gurë anijet italiane të peshkimit në Mesdheun lindor pranë Qipros.e.su./abcnews.al