KAS shpall të vlefshme zgjedhjet në Gjirokastër, Kaso: Vendim i kundraligjshëm, do ankimohet në Kolegj

schedule13:20 - 19 Maj, 2021

schedule 13:20 - 19 Maj, 2021

Vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për t’i shpallur të vlefshme zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, PD  e ka cilësuar si të kundraligjshëm. Në një deklaratë për mediat,  Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso u shpreh se vendimi do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor.

Sipas Kasos, ajo që u vendos sot në mbledhjen e KAS, “duke mos marrë provat në shqyrtim duket të mos përsëritet në Kolegjin Zgjedhor. Ai kërkoi që të bëhet një hetim i plotë dhe që vendimmarrja e Kolegjit të jetë e ndryshme nga ajo e SPAK dhe zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës të shpallen të pavlefshme.

“Beteja jonë do të vazhdojë në të gjitha shkallët anikomore, është një detyrim që ia kemi qytetarëve.” 

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE, IVI KASO

“Sapo u njohëm me vendimin e komisionin e Ankimit dhe Sanksioneve lidhur me kërkesën tonë për pavlefshmëri në qarkun e Gjirokastrës, kërkesë e cila u shqyrtua e para, dhe le të themi që nuk kishte asnjë surprizë në këtë vendimmarrje të paralajmëruar që kur KAS-i refuzoi të merrte provat e shumta që u kërkuan nga ana e opozitës të cilat do të faktonin dhe do të dëshmonin masakrën zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit. Është një vendim në këndvështrimin tonë, i kundraligjshëm, dhe si i tillë, do të ankimohet menjëherë në Kolegjin Zgjedhor, ku shpresojmë që ajo çka u vendos në Komisionin e Ankimit dhe të Sanksioneve duke mos marrë prova të cilat do të vërtetonin pretendimet tona, të mos përsëritet në Kolegj Zgjedhor, të bëhet një hetim i plotë dhe i gjithanshëm të një aspekti ende të errët të masakrës zgjedhore të 25 prillit, të cilat ditë pas dite po zbulohet nga faktet e pakta që janë administruar në këtë proces administrativ dhe shpresojmë që logjikisht, vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor të jetë e ndryshme duke çertifikuar çdo lloj pretendimi dhe çdo lloj fakti dhe prove që ne kemi paraqitur dhe duke shpallur të pavlefshme zgjedhjet në zonën zgjedhore të qarkut të Gjirokastrës. Është një detyrim që ua kemi të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të atyre që dolën masivisht më 25 prill dhe përqafuan dhe mbështetën alternativën tonë dhe ofertën tonë për ndryshim, por të gjithë shqiptarëve dhe mbi të gjitha demokracisë në vend.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!